Friday, August 14, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREZYRTARE/ Kampionati i ri starton në Shkodër me sfidën Vllaznia- Skënderbeu

ZYRTARE/ Kampionati i ri starton në Shkodër me sfidën Vllaznia- Skënderbeu

Vetëm një javë ndan nga starti i sezonit në Abissnet Superiore, me ndeshjet e javës së parë që tashmë kanë një axhendë të paracaktuar nga FSHF.

Sipas planit të FSHF, kampionati nis të premten, 21 gusht, kur në orën 21:00 në stadiumin “Loro Boriçi”, do të jetë Vllaznia ajo që do të presë Skënderbeun dhe ceremoninë e hapjes së aktivitetit.

Kampionati më pas vazhdon të shtunën me dy ndeshje të programuara në mesin e vapës, pasi Laçi-Elbasani dhe Partizani-Teuta do të luhen në orën 16:00, që nuk është më e përshtatshmja në këtë peridhë të vitit.

Ndeshjet e javës së parë përfundojnë të dielën, me sfidën Dinamo-Vora që do të luhet në orën 18:30 e më pas me Egnatia-Tirana që mbyll javën në orën 21:00.

JAVA 1
E premte, 21/08
Vllaznia-Skënderbeu ora 21:00

E shtunë, 22/08
Partizani-Teuta ora 16:00
Laçi-Elbasani ora 16:00

E diel, 23/08
Dinamo-Vora ora 18:30
Egnatia-Tirana ora 21:00

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments