Friday, August 14, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELajm i mirë për Vllazninë, Lirim Kastrati rikthehet në stërvitje me ekipin

Lajm i mirë për Vllazninë, Lirim Kastrati rikthehet në stërvitje me ekipin

Një lajm i mirë mbërrin për Vllazninë vetëm një javë para fillimit të kampionatit. Njëri prej lojtarëve të saj më të rëndësishëm, pikërisht mesfushori Lirim Kastrati është bashkuar në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit.

Kuptohet që ai ende nuk është ende gati për të luajtur sepse i duhet ende rikuperim pas ndërhyrjes kirurgjikale që ka bërë në ligamentin e gjurit të tij të djathtë.

Kjo e fundit është realizuar në mesin e muajit prill dhe si rrjedhojë etapat e rikuperimit deri tani që kanë kaluar katër muaj janë në rregull, por gjithsesi për ta parë Kastrati në fushë duhet pritur ndoshta minimumi edhe një muaj.

Megjithatë e rëndësishme është që tashmë ai i është bashkuar grupit dhe ky padyshim që është një lajm i mirë edhe për stafin teknik. Ai konsiderohet një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit dhe rikthimi i tij në fushë do të jetë një ndihmë e madhe për ekipin.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments