Saturday, August 15, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREPSG refuzon dy oferta të Liverpoolit për Bradley Barcolan

PSG refuzon dy oferta të Liverpoolit për Bradley Barcolan

Paris Saint-Germain thuhet se ka refuzuar dy oferta nga Liverpooli për Bradley Barcolan, pavarësisht se është e hapur për largimin e sulmuesit anësor këtë verë.

Kampionët francezë kanë bërë tashmë plane për t’u përballur me kalimin e gjithë sezonit pa 23-vjeçarin, kontrata e të cilit me PSG-në është deri në vitin 2028.

Megjithatë, klubi kampioni i Francës dhe Evropës nuk është i përgatitur të ulë çmimin e kërkuar. Sipas gazetës L’Equipe, Liverpooli ka paraqitur dy oferta për francezin, të cilat janë refuzuar nga PSG.

Oferta e para vlente 100 milionë euro, ndërsa e dyta u rrit në 110 milionë euro, me të dyja propozimet që u refuzuan nga PSG, duke u cilësuar si të pamjaftueshme.

Klubi i Parisit thuhet se pret një ofertë prej të paktën 160 milionë eurosh përpara se të shqyrtojë shitjen e Barcolës.

Megjithatë, Liverpooli nuk po heq dorë nga marrëveshja dhe pritet të kthehet me një propozim tjetër për ish-sulmuesin e Lyonit javën e ardhshme. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments