Mario Mitaj ka regjistruar një asist që në ndeshjen e tij të parë zyrtare me fanellën e Xhenoas, ku u transferua gjatë kësaj vere. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, ka lënë shenjën e tij në Kupën e Italisë, në duelin mes Xhenoas dhe Askolit.
Edhe pse sfida luhej në fushën e skuadrës së Serisë A, ishte Askoli që kaloi i pari në avantazh duke befasuar vendasit. Gjithçka po ecte në favor të kësaj skuadre, derisa erdhi minuta e 42-të, kur trajneri De Rosi ngarkoi Mitajn të harkonte këndoren nga e majta.
Harkimi perfekt i tij gjeti Markandali i cili me kokë mposhti portierin kundërshtar dhe barazoi shifrat.
SHIH VIDEON
Më pas skuadra e Xhenoas shënoi një tjetër gol duke mbyllur në avantazhin 2-1 pjesën e parë, ndërsa Mitaj u ndërrua në pushimin e sfidës nga De Rosi.


