Stiven Shpendi e ka nisur sezonin e ri me fanellën e Empolit me këmbën e mbarë, duke shënuar që në ndeshjen e parë të Serisë B, kundër Kremonezes. Pas fitores në shtëpi, sulmuesi shqiptar foli në një konferencë për shtyp.
“Patëm një fitore të madhe. Hymë në fushë me shumë vendosmëri, duke demonstruar menjëherë gatishmërinë tonë për t’u përballur me një ekip të fortë si Kremoneze në mënyrën e duhur. Pastaj mbetëm me dhjetë lojtarë për gjysmë ore, por edhe me dhjetë lojtarë, nuk u dorëzuam dhe arritëm të merrnim rezultatin. Ishte vërtet një shfaqje e shkëlqyer force nga ana jonë. Jam shumë i lumtur me golin, sepse shënimi është gjithmonë i rëndësishëm për një sulmues.
Gjatë kampit stërvitor, humba disa miqësore për shkak të problemeve fizike dhe doja të kthehesha në rrugën e duhur. Të arrish këtë me një gol dhe, mbi të gjitha, me një fitore është edhe më e kënaqshme. Duhet t’i falënderoj shokët e mi të ekipit, sepse ky rezultat është meritë e të gjitë ekipit. Mentaliteti i ngulitur nga Pagliuka? Po, ne jemi një ekip shumë punëtor. Ne tregojmë shumë vendosmëri dhe nuk dorëzohemi asnjë centimetër. Ky qëndrim buron edhe nga ajo që trajneri na ngulitur, ai na jep kurajë, na kërkon të jemi agresivë dhe t’i qasemi çdo ndeshjeje me mentalitetin e duhur.
Thashethemet për transferime? Gjithmonë kam qenë i përqendruar te Empoli dhe kjo skuadër. Lajmet e transferimit që po dilnin nuk më interesonin, sepse e dija që duhej të përqendrohesha vetëm në atë që duhej të bëja, të stërvitesha, të luaja dhe të jepja gjithçka në fushë për Empolin. E dua shumë këtë ekip dhe këtë klub, sepse ata gjithmonë kanë besuar tek unë, që kur më sollën këtu tre ose katër vjet më parë. Për sa kohë që jam këtu, do të jap gjithçka për këto ngjyra dhe jam i lumtur që kam qëndruar”, deklaroi ai.


