Trent Aleksandër-Arnold ka folur hapur për zhgënjimin e madh që përjetoi pasi mbeti jashtë listës së Anglisë për Kupën e Botës 2026, duke rrëfyer edhe momentin kur homas Tuhel i komunikoi lajmin.
“E dija që telefonatat po bëheshin. Lojtarët që njoh kishin marrë telefonatat e tyre një ditë më parë. Sinqerisht, isha plot shpresë. Kur erdhi telefonata, isha në shtëpi në Madrid.
Kisha disa familjarë për vizitë dhe shkova në dhomën time për ta marrë telefonatën. Kur e mbylla telefonin, isha plotësisht i shkatërruar. Plotësisht i shkatërruar.
Nuk kisha bërë asnjë plan për verën, sepse shpresoja të isha pjesë e skuadrës. Shpresoj që stafi teknik ta kuptojë që isha i zemëruar”, përfundoi Trent.


