FAQJA E PARE KRYESOREMesfushori i Kombëtares shqiptare gjen golin e parë në elitën e futbollit...

Mesfushori i Kombëtares shqiptare gjen golin e parë në elitën e futbollit kroat

Etnik Brruti e bën “sefte” me Hajdukun e Splitit në kampionatin kroat.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, gjeti rrugën e rrjetës në duelin ndaj Osijekut, të vlefshëm për javën e katërt të kampionatit.

Në minutën e 9-të, futbollisti 22-vjeçar, nuk fali brenda zonës, pas një harkimi nga e majta, duke përshëndetur rrjetën. Brruti u aktivizua si titullar, teksa gradualisht po rrëmben skenën te skuadra kroate.

Mesfushori shqiptar u transferua në këtë merkato vere nga Malisheva te Hajduku i Splitit duke bërë hapin e madh në karrierë.

GOLI I BRRUTIT: VIDEO

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments