FAQJA E PARE KRYESORETe Juventus ka pakënaqësi, shpërthen Spalletti: Nëse ai s’ka luajtur shumë kohët...

Te Juventus ka pakënaqësi, shpërthen Spalletti: Nëse ai s’ka luajtur shumë kohët e fundit ka një arsye

Juventus arriti një fitore të rëndësishme jashtë fushe, duke mundur 1-0 Frosinone. Një ndeshje ku në sulm luajti për 90 minuta Kolo Muani, një lojtar i kërkuar me ngulm nga trajneri Luciano Spalletti.

Megjithatë, ai nuk e fal lojtarin dhe rastet e humbura: “E kërkuam pasi e dimë vlerën e tij sepse e kemi parë më parë dhe e dimë se çfarë është. Por ai duhet ta kuptojë se nuk ka luajtur prej dy vitesh dhe duhet të ketë një arsye”.

“Ndonjëherë mendon se je në një nivel të jashtëzakonshëm, por ndonjëherë lë pas diçka që duhet ta adresosh. Natyrisht, ai është fizikisht i fortë dhe shkon për topin, por në këto ndeshje ai duhet të shënojë gola“, tha Spalletti.

Do të kisha preferuar që skuadra të tregonte se ka një identitet dhe e bëri, por ndonjëherë jemi të ngadaltë dhe nuk jemi të mirë në shfaqjen e vendosmërisë që na duhet. Do të duhet të punojmë për këtë“, tha Luciano Spalletti./telesport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments