Gabriel Kulla debutoi dje me Sasuolon, ndërsa po luhej ndeshja e Seria A kundër Atalantës. Ishte minuta e 88-të, kur trajneri Albero Akuilani vendosi ta aktivizonte në vendin e Kieron Bowie.
Besimi te Kulla është i madh, pasi mori vendin e sulmuesit kryesor në minutat e fundit. “Transfermarkt” ka ndryshuar menjëherë vlerësimin për 18-vjeçarin e lindur në Shkodër.
Sulmuesi i Kombëtares U-19 vlerësohet tashmë 1,4 milionë euro në treg, ndërsa më parë nuk kishte një shifër. Zyrtarisht është edhe lojtari më i vlerësuar te Sasuolo U-20 dhe i pesti në Primavera 1 ku ndodhen plot 768 lojtarë.
Kontrata e lidh me Sasuolon deri në vitin 2030. Mbetet për t’u parë në vazhdim nëse do i besohen më tepër minuta me ekipin e parë.


