FAQJA E PARE KRYESOREShqipëria U21 fiton 3-1 ndaj Kosovës në ndeshjen e vlefshme për 'Lojërat...

Shqipëria U21 fiton 3-1 ndaj Kosovës në ndeshjen e vlefshme për ‘Lojërat Mesdhetare’

Kombëtarja shqiptare U-21 ka marrë fitoren e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, teksa ka mundur Kosovën me rezultatin 3-1 në ndeshjen e dytë të Grupit B.

Pas barazimit 1-1 ndaj Italisë në sfidën e parë, kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi zhvilluan një tjetër paraqitje pozitive dhe siguruan tri pikë të rëndësishme.

Shqipëria e zhbllokoi rezultatin në pjesën e dytë me Ersi Boden, ndërsa Valentin Daja dyfishoi avantazhin. Në minutat shtesë, Arlind Lleshi shënoi edhe golin e tretë, duke vulosur fitoren 3-1 të kuqezinjve. Para përfundimit të takimit Kosova gjeti rrugën e rrjetës me Edor Hajdinin.

Me këtë rezultat, Shqipëria shkon në kuotën e 4 pikëve pas dy ndeshjeve dhe vijon me ambicie aventurën në “Taranto 2026”.

Ndeshja e radhës për kuqezinjtë do të jetë ndaj Algjerisë, më 26 gusht, në orën 21:00.

Grupi B:

Algjeria 6 pikë
Shqipëria 4 pikë
Italia 1 pikë
Kosova 0 pikë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments