FAQJA E PARE FUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVEVllaznia femra mbyll bashkëpunimin me Hyskon. Portieria sot u zyrtarizua tek Dukagjini

Vllaznia femra mbyll bashkëpunimin me Hyskon. Portieria sot u zyrtarizua tek Dukagjini

Erdhi me bujë te Vllaznia gjatë verës, por paraqitjet aspak të mira në ndeshjet europiane kanë bërë që gjërat të ndryshojnë dhe rrugët të ndahen sërish. E kemi fjalën për portierin Antigoni Hyska. Ajo dhe skuadra shkodrane e kanë mbyllur bashkëpunimin gjatë ditës së djeshme, ndërkohë që portierja fierake nuk ka humbur kohë dhe pasditen e sotme është zyrtarizuar tek një skuadër tjetër.

Këtë herë tek Dukagjini në Kosovë. Ka qenë ky i fundit që e ka prezantuar portieren e kombëtares shqiptare duke e konsideruar si një përforcim cilësor, ndërkohë që para pak ditësh pjesë e tij ishte bërë edhe një tjetër ish- futbolliste e Vllaznisë, Arbenita Curraj.

Po çfarë ndodhi me Hyskon te Vllaznia? Ajo u aktivizua në të dy ndeshjet e turit të dytë të “UEFA Women’s Champions League” si titullare, ngaqë stafi teknik i besonte përvojës së saj, por në fakt morën një zhgënjim të madh.

Si ndaj Spartak Myjava në ndeshjen e parë ashtu edhe në të dytën ndaj Apollon Ladies, kjo portiere tregoi pasiguri të madhe dhe kishte pjesën e saj të madhe të fajit tek të katër golat e pësuar, çka solli edhe eliminimin e Vllaznisë. Një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga drejtuesit e klubit që kanë vendosur të ndajnë rrugët me Hyskon e cila tashmë është pjesë e ekipit Dukagjini.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments