Vetëm pak ditë ka zgjatur aventura e tij si zëvendëstrajner i Basanias sepse tashmë ka vendosur të kalojë tek një skuadër tjetër ku ka marrë një tjetër detyrë. E kemi fjalën për Rigerss Xhahysën.
Gazeta “Shkodra Sport” mëson se ai ka kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të Basanias dhe po ashtu edhe të trajnerit të saj Arbër Shytani për ta ndërprerë bashkëpunimin sepse për të më shumë rëndësi kishte një ofertë tjetër që e kishte tunduar.
Bëhej fjalë për detyrën e video- analistit tek ekipi i Besëlidhjes dhe ai ka preferuar më mirë të bëjë këtë rol tek skuadra e kategorisë së parë duke punuar përkrah trajnerit Elvis Plori.
Tashmë drejtuesit e Basanias janë duke menduar për gjetjen e zëvendësuesit të Xhahysës dhe shumë shpejt pritet të emërojnë zëvendëstrajnerin e ri.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


