FAQJA E PARE KRYESOREGol dhe asist në Kore, Erald Çinari protagonist

Gol dhe asist në Kore, Erald Çinari protagonist

Shkruar nga Endri ÇINARI

Erald Çinari ka qenë protagonist në fitoren 3-1 të Jeju SK ndaj Daejeon, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të kampionatit në Korenë e Jugut. Sulmuesi shkodran ishte titullar dhe dha kontribut të drejtpërdrejtë në dy prej golave të skuadrës së tij.

Çinari do të jepte fillimisht asistin për golin e parë të Jeju, me Aias që do të dërgonte topin në rrjetë. Një nisje e mirë për 29-vjeçarin, i cili po vazhdon të përshtatet me skuadrën e re.

Pak më vonë do të vinte edhe goli personal. Një goditje e një prej futbollistëve të Jeju do të gjente devijimin e Çinarit, duke përfunduar në portën e Daejeon dhe duke i dhënë shkodranit edhe golin e tij në këtë takim.

Jeju do të shënonte edhe një herë tjetër, ndërsa Daejeon do të gjente vetëm një gol, me takimin që do të mbyllej në shifrat 3-1 për skuadrën e Çinarit.

Në fund të ndeshjes, shkodrani u shpall edhe “Njeriu i Ndeshjes”, pas paraqitjes së tij me një asist dhe një gol.

Kujtojmë se Çinari u transferua vetëm pak javë më parë te Jeju SK, gjatë merkatos së verës, pas aventurës së tij të mëparshme. Tashmë, kjo është një paraqitje pozitive për sulmuesin shkodran në kampionatin koreano-jugor.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments