FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEZgjati vetëm pak ditë aventura e tij te Basania, portieri Endri Lujkaj...

Zgjati vetëm pak ditë aventura e tij te Basania, portieri Endri Lujkaj rikthehet aty ku ishte

Ka zgjatur vetëm pak ditë aventura e portierit Endri Lujkaj tek ekipi i Basanias. Ai është stërvitur për rreth dy javë nën drejtimin e trajnerit Arbër Shytani dhe trajnerit të portierëve të këtij ekipi Eldi Hasani dhe po ashtu kishte rënë dakord me drejtuesit edhe për kushtet e kontratës, por në fund gjërat kanë ndryshuar.

Në skenë ka dalë presidenti i KF Shiroka Ergi Axhani i cili duke parë që portën e skuadrës së tij nuk e kishte të sigurtë sepse nuk kishte arritur ta zëvendësonte siç duhej Lujkajn, ka ndërhyrë duke i bërë një ofertë më të mirë financiare këtij të fundit dhe kjo mesa duket ka qenë vendimtare.

Si rrjedhojë, portieri 21 vjeçar ka njoftuar drejtuesit e Basanias se nuk do të luante për ta në sezonin e ri. Dhe për koincidencë në miqësoren e djeshme Shiroka- Basania, ai është futur në lojë në pjesën e dytë duke luajtur kësisoj ndaj skuadrën me të cilën u mendua se do të luante në sezonin e ri.

Duhet thënë se Lujkaj pikërisht te KF Shiroka u konfirmua si një portier me të ardhme dhe rikthehet sërish aty mund ta ndihmojë të rritet edhe më shumë nga ana profesionale.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments