FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELAJMI I FUNDIT/ Zbardhen vendimet e Komisionit të Disiplinës për presidentin Xhaferi...

LAJMI I FUNDIT/ Zbardhen vendimet e Komisionit të Disiplinës për presidentin Xhaferi dhe trajnerin Martini

Janë zbardhur së fundi vendimet e marra sot nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit teksa janë mësuar edhe dënimet për presidetin e Vllaznisë Alban Xhaferi dhe trajnerin Edi Martini.

Numri 1 i klubit shkodran për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes është pezulluar me 15 ndeshje dhe gjatë kësaj periudhe i ndalohet edhe hyrja në stadiume. Nga ana tjetër, trajneri Edi Martini për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë dhe sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes është pezulluar me 6 javë.

Por edhe një tjetër pjestar i Vllaznisë është ndëshkuar nga Disiplina. Trajneri i portierëve Elis Dervishaj është ndëshkuar me 4 ndeshje për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Nga ana tjetër edhe klubi i Elbasanit është gjobitur me 1 milionë lekë të vjetra për organizim jo të mirë të ndeshjes.

Ja vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës në mbledhjen e sotme:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments