FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PARESulmuesi 19 vjeçar shkodran prezantohet dhe debuton me skuadrën e kategorisë së...

Sulmuesi 19 vjeçar shkodran prezantohet dhe debuton me skuadrën e kategorisë së parë

U largua nga Vllaznia dhe tentoi që të luante në Superligën maqedonase, por në fund preferoi një skuadër të kategorisë së parë në Shqipëri ku do të kishte më shumë hapësira aktivizimi. E kemi fjalën për sulmuesin shkodran Xhesild Kapllanaj.

Gazeta “Shkodra Sport” e kishte paralajmëruar akordin në mes tij dhe skuadrës së Orikut dhe më pas erdhi edhe zyrtarizimi, madje ditën e djeshme 19 vjeçari edhe debutoi me skuadrën e tij të re në ndeshjen e kampionatit ndaj Korabit.

Kuptohet që një favor i madh për të është fakti që duke qenë një futbollist i datëlindjes 2007 do të përfitojë nga rregulli se skuadra e Orikut duhet të ketë në fushë medoemos një lojtar të kësaj ditëlindje dhe pikërisht për këtë Kapllanaj duhet ta shfrytëzojë maksimalisht mundësinë që do t’i japë stafi teknik.

Xhesild Kapllanaj është konsideruar një nga lojtarët më me të ardhme tek Akademia Vllaznia, por mungesa e hapësirave bëri që ai të kërkonte një ekip në kategorinë e parë ku të luante më tepër.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments