Barcelona do të nisë nesër aventurën në Ligën e Kampioneve. Përballë do të vendoset Fejenordi.
Lamine Jamal foli në konferencë për shtyp. Dhe nuk mund të mungonin pyetjet për Topin e Artë ndër të tjera.
A e ndjen se do të jetë një vit shumë i zhurmshëm? Real Madridi tashmë po ankohet për gjyqtarët.
“Nëse nuk kanë fituar në dy vjet, ky është problemi i tyre. Jemi të kënaqur me arbitrimin. Nuk e di, i shoh të lumtur”.
Je i lumtur, i kënaqur, apo ka diçka që të shqetëson?
“Jam shumë i lumtur, nuk e di pse u fol kaq shumë. Jam 19 vjeç, sapo fitova një Kupë Bote dhe pata pushimet e jetës sime. Nuk kam qenë kurrë më i lumtur se tani”.
Më pas erdhi edhe biseda që shkaktoi të qeshura në konferencë.
Jamal: “Kush nuk më ka futur në ‘Top 3’ më të mirët?”
Gazetari: “Dembele, fituesi aktual”.
Jamal: “Është shok me Kilian apo jo?(qesh) Sinqerisht, nuk më shqetëson. Jam gjithmonë shumë i lumtur me vitin që kam pasur. Mendoj se çdo herë që u përballa me ata të dy bashkë, për disa arsye, nuk më pëlqejnë. Është normale, shkoj shumë mirë me Dembelen, dhe është normale që ai duhet të fusë njerëz të tjerë në zgjedhjet e tij. Jam shumë i lumtur me vitin që kisha dhe jam i sigurtë se e ka parë gjithë bota, nëse ai jo”.


