Momente të vështira për Elseid Hysajn dhe familjen e tij. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka humbur gjyshin, një nga njerëzit më të dashur për të.
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë futbollisti përmes një postimi në rrjetet sociale. Hysaj publikoi një fotografi pranë gjyshit të tij, të shoqëruar me fjalët prekëse: “Lamtumirë bosi im”.

Mesazhi i shkurtër, por mjaft domethënës, tregon lidhjen e fortë që futbollisti kishte me gjyshin e tij. Në këto momente, familja Hysaj po përballet me dhimbje, për humbjen e njeriut të shtrenjtë.
Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hysaj për humbjen e njeriut të saj të dashur.


