FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETetova: Skuadra duhet të mësojë të vuajë, mund të shënonim të tretin

Tetova: Skuadra duhet të mësojë të vuajë, mund të shënonim të tretin

Trajneri i Teutës, Edlir Tetova, ka theksuar se ekipi i tij po bënte gjithçka siç duhej edhe në momente te kthimit në mbrojtje në ndeshjen e fituar ndaj Vllaznisë.

“Për objektiv po flasim, ne kemi ndeshjen e radhës. Do vazhdoj ta them që kemi ndeshjen e radhës, sepse kampionati është i gjatë, janë vetëm 5 javë, ndaj nuk ke çfarë thua. Ekipi do ketë kurba gjatë kampionatit, jemi ekip i ndërtuar i ri. Shpresoj të kemi me përqindje të vogla, por me çfarë ndodhi sot, jam shumë i kënaqur me çunat.

Të heqim një fragment rreth 15 minuta në pjesën e parë, ku mendoj se kishim pak çedim në markim e presing e kjo na bëri pak me të zgjatur se sa duhet. Mendoj se nga kjo minutë e në fraksionin e dytë ishim në zotërim dhe në manovër. Kishim mundësi me Malën për të kaluar më shpejt në avantazh, siç kishim edhe rastin me Umejiegon që shënoi pastaj. Mendoj se shkoi çdo gjë siç duhet.

Në 25 minutat e para, siç po thoni, nuk ishte fikse, por binte në sy, kishte dy forma të vendosjes. Umejiego duhej të ishte në qendër, se Vllaznia ishte me tre dhe në rrugëdaljet tona duhej të zbriste pak më poshtë e jo të shkonte djathtas. Kjo ishte pak e pakuptimtë nga lojtari, por mendoj se në fraksionin e dytë të pjesës së parë, mendoj se e zhvilloi mirë, si me futjen e Malës, i cili gjuajti jashtë. Ishte mosmarrëveshje e tij dhe stolit, se po ia kërkoja. Mendoj se deri diku e punuam në pjesën e parë dhe nja 15 minuta në pjesën e dytë, pastaj kam zbritur skuadrën pas golit të dytë, se skuadra duhet të mësojë të vuajë. Mendoj se e menaxhuam rezultatin shumë mirë dhe jam shumë i kënaqur me këtë gjë.

Mendoj që, ndryshe nga dy ndeshjet e para, në këto tre ndeshje ka qenë më efektive gjetja e Umejiegos. Mendoj se kemi një variant plus, siç është kjo, meqë ai shfaqet para portës dhe është i rrezikshëm. Kemi menduar të jemi prezent edhe me krosimet nga krahët. Kanë qenë me pikatore, por rastet që janë shërbyer, janë kthyer në gol.

Për fazën defensive, absolutisht që jam i kënaqur. Sigurisht, ishte me diktim. Pas rezultatit 2-0, s’doja të ndodhte të ishim në bllok të shkurtër, edhe te 1/3 e fushës tonë. Menaxhuam mirë rezultatin. Edhe tranzicionet ishin të mundshme për të ishim të kujdesshëm te situata te 1/3 e kundërshtari mund të shënonim edhe të tretin.  Por siç shkoi, jam shumë i kënaqur me fazën mbrojtëse të ekipit”, tha Tetova për RTSH pas ndeshjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments