Zotit Benet Beci
Ju kam falenderu publikisht në fb , media dhe në takime të ndryshme per mbeshtetjen financiare dhe buxhetet e rritura të disiplinave sportive si dhe ndertimin e palestrave të reja nga Bashkia Shkodër vitet e fundit.
Marr shkas nga ndeshja e Volejbollit Vllaznia- Partizani e zhilluar dje ne Shkoder Vllaznia “me pleq” rrahet nga Partizani “me fmijë“) për t’ ju drejtu publikisht me disa pytje të thjeshta (që unë i di pergjigjet).
– A keni idenë cfarë po ndollë në ekipet e lojrave me dorë?!
-A e dini se janē disa ekipe në prag të shkatrrimit total por mbahen n’ kamë “me gjylpana”?!
-A keni info për kohën, mënyrën, cilësinë, rendimentin e stervitjes së ekipeve të lojrave me dorë?!
-A keni info pse largohen lojtarët elitarë nga ekipet tona të lojrave me dorë ?!
-A keni info per rezultatet zyrtare 3 vitet e fundit të ekipeve të lojrave me dorë ?!
-A keni info për efiçensën e përdorimit të lekve të taksapaguesve shkodranë në mbeshtetje të sporteve ?!
-A keni info per ………………..
Në ktë situatë alarmante , si ish volejbollist , trajner , drejtues sporti unë e bana detyren teme qytetare me shpresën që edhe Bashkia që ju drejtoni do ta analizojë situatën aktuale të sporteve ( sidomos të lojrave me dorë) dhe do të nderhyjë me urgjencë në permirsimin e situates shumë kritike ku sportet ndollen , tuj ba dhe ju kshtu detyrën tuej institucionale .
Me konsideratë Mark Kroqi!


