FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE FUNDIT/ Pas Cristian Dros, një tjetër lojtar i Vllaznisë grumbullohet në...

E FUNDIT/ Pas Cristian Dros, një tjetër lojtar i Vllaznisë grumbullohet në kombëtare

Pas Cristian Dros për të cilin kemi shkruar edhe më parë, së fundi një tjetër futbollist i Vllaznisë është grumbulluar në kombëtare. Bëhet fjalë për mbrojtësin Francois Dulysse i cili mësohet se është grumbulluar nga kombëtarja e Haitit për ndeshjet e rradhës.

Mbrojtësi që është bashkuar këtë verë me ekipin shkodran do të jetë pjesë e kombëtares së vendit të tij për ndeshjet që ajo do të zhvillojë ndaj Trinidad Tabago, Costa Rica dhe Republica Dominicaine.

Vetë klubi Vllaznia pak minuta më parë i ka bërë një jehonë grumbullimit të këtyre dy lojtarëve në kombëtaret e tyre. Ky grumbullim vjen në një moment të vështirë për kuqeblutë, por nga ana tjetër është një tregues se pavarësisht gjendjes aktuale në renditje, ekipi ka në përbërje lojtarë cilësorë që padyshim do ta ndihmojnë të dalë nga situata ku ndodhet.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments