FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREÇështja e trajnerit ende 'në hava', por presidenti Xhaferi me mision të...

Çështja e trajnerit ende ‘në hava’, por presidenti Xhaferi me mision të rëndësishëm në Danimarkë

Tek Vllaznia tema e ditës vazhdon të jetë ajo e trajnerit teksa Edi Martini është ende zyrtarisht nën kontratë, por nga ana tjetër po lakohen emra si kandidatura të mundshme për pankinën kuqeblu. Kur të gjithë presin zgjidhjen e kësaj çështje, presidenti Alban Xhaferi ndërkohë ka fluturuar drejt Danimarkës.

Ndoshta në mendjen e tij është zgjidhur gjithçka sa i takon kësaj çështje, por në fakt ai ndodheet në Copenhagen për një mision tjetër. E ka bërë të ditur këtë gjë përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan:

“Në Kopenhagë, në 33rd EFC General Assembly, mes klubeve të futbollit europian.

Krenari dhe përgjegjësi të përfaqësoj KF Vllaznia në këtë forum të rëndësishëm, duke forcuar marrëdhëniet dhe pozicionin e klubit tonë në familjen e madhe të futbollit europian.

Vllaznia, gjithmonë me ambicie përpara!”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments