Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Portieri i akademisë së Vllaznisë, Rei Shpuza, ka zhvilluar një paraqitje mjaft të mirë me Kombëtaren shqiptare U17 në ndeshjen e sotme ndaj Malit të Zi. Gardiani kuqeblu ishte një prej protagonistëve të skuadrës kuqezi, duke treguar siguri në portë dhe duke reaguar në mënyrë të shkëlqyer në momentet kur u vu në provë.
Shpuza demonstroi qetësi, përqendrim dhe siguri gjatë gjithë takimit, duke konfirmuar edhe një herë potencialin që ka për të ardhmen. Me paraqitjen e tij, portieri i Vllaznisë tregon se është një nga elementët që mund t’i japë siguri Kombëtares U17 në rrugëtimin drejt Europianit të vitit 2027.
Një tjetër paraqitje pozitive për Rei Shpuzën, që vijon të grumbullojë eksperiencë në nivelet kombëtare dhe të përfaqësojë me dinjitet Akademinë e Vllaznisë. Paraqitje të tilla janë një sinjal pozitiv për të ardhmen e tij.
Burimi. Gazeta “Shkodra Sport”


