FAQJA E PARE KRYESOREALMANAK/ ALI RAKIQI, NJË EMËR I PAHARRUAR I FUTBOLLIT SHKODRAN

ALMANAK/ ALI RAKIQI, NJË EMËR I PAHARRUAR I FUTBOLLIT SHKODRAN

Shkruar nga Gjergj KOLA

Kur përmendim mbiemrin Rakiqi, ndoshta shumëkujt i shkon mendja tek Esati, ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Vllaznisë për dekada të tëra. Por në fakt, sot do të ndalemi tek një tjetër personazh i kësaj familjeje, Ali Rakiqi.

Kjo sepse kjo ditë përkon me atë të 77 vjetorit të lindjes së tij dhe si rrjedhojë është momenti i duhur për ta rikthyer sërish në vëmendjen e pubikut shkodran dhe jo vetëm.

Në Shkodër, emri i tij thotë shumë. Ndryshe nga i vëllai, ai zgjodhi një rrugë tjetër, atë të mësimdhënies, por edhe këtu brenda sportit, sepse ka punuar për vite e vite me radhë në shkollën “Xheladin Fishta”, e cila ka qenë e profilizuar për futbollin.

Nga duart e tij kanë dalë shumë lojtarë të talentuar dhe ai është shquar për një punë të shkëlqyer me ekipet e moshave. Për fat të keq, kanë kaluar disa vjet që Ali Rakiqin nuk e kemi më mes nesh.

Megjithatë, ne duam të përmendim vetëm datën e lindjes, 29 shtator 1949, dhe jo atë të vdekjes, sepse të tillë personazhe mbeten të përjetësuar në mendjen e të gjithëve për pasionin e jashtëzakonshëm me të cilin kanë punuar për Shkodrën dhe Shqipërinë.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments