E ka nisur me fitore kampionatin e ri ekipi i volejbollit të meshkujve të Vllaznisë. Mbrëmjen e sotme, ai ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Elbasanit, në sfidën e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
Djemtë e drejtuaar nga trajneri Artan Kalaja në fakt nuk e filluan ashtu si duhet ndeshjen dhe në setin e parë u vunë në vështirësi nga elbasanasit dhe rezultati shkon në 24-24 por në fund kuqeblutë fituan 26-24.
I dyti nuk ka shumë histori dhe fitohet sërish prej tyre në shifrat 25-15, por në të tretin ka sërish rivalitet megjithatë në fund Vllaznia fiton 25-23 dhe në këtë mënyrë të gjithë ndeshjen me rezultatin e pastër 3-0.
Një start i mirë për ekipin Shkodran megjithatë kuptohet që në ndeshjet e ardhshme kundërshtarët do të jenë shumë më të vështirë dhe aty do të shikohet forca e vërtetë e kësaj Vllaznie.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”.


