Futbollistët e rinj shkodranë po spikasin gjithnjë e më shumë nëpër vendet e ndryshme të Europës dhe të Botës. Sot do të ndalemi tek 16 vjeçari Alessio Gjergji, për të cilin klubi i Udineses ka krijuar një hapësirë të veçantë promovimi duke e konsideruar një element me shumë të ardhme.
Alessio ka dhënë një intervistë në kanalin zyrtar të klubit pikërisht në rubrikën “Rrënjët bardhezi” ku ka folur për karrierën e tij të deritanishme teksa e ka thënë me shumë krenari që është pjesë e kombëtares shqiptare, ndërkohë që ëndrra e tij është të luajë me ekipin e parë të Udineses.
Kujtojmë që ky futbollist me prejardhje nga Shkodra është pjesë e ekipit U17 të këtij klubi, luan në rolin e qendërmbrojtësit dhe konsiderohet me shumë perspektivë.
Më poshtë keni intervistën e plotë të Alessio Gjergjit dhënë për kanalin zyrtar të Udineses:


