FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEVIDEO/ Eh, çfarë bën Banushi...! Mbrojtësi i Veleçikut shënon sërish nga goditja...

VIDEO/ Eh, çfarë bën Banushi…! Mbrojtësi i Veleçikut shënon sërish nga goditja e dënimit

Shprehja “eh çfarë bën Banushi” tashmë është bërë virale, pikërisht për shkak të mënyrës si është thënë nga gazetari dhe komentatori i njohurr Bashkim Ramekaj, por ajo që është më interesantja ka të bëjë me faktin se mbrojtësi me shumë përvojë i Veleçikut vazhdon të shënojë ashtu si di ai.

E ka bërë një gjë të tillë edhe në ndeshje e sotme kundër Basanias kur pas ekzekutimit të saktë të një goditje dënimi, e ka dërguar topin mbi murin e ekipit kundërshtar dhe pikërisht atje ku portieri Gerbeti nuk mund ta arrinte dot.

Futbollisti 36 vjeçar kësisoj shndërrohet edhe njëherë tjetër në protagonist për Veleçikun me goditjet e sakta me të majtën e tij dhe duket se edhe për disa kohë do të kemi mundësi të shohim të tjerë gola prej tij dhe po ashtu edhe komentin e zakonshëm të Ramekajt, “eh çfarë ka bërë Banushi…!”

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments