FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ Talenti 18 vjeçar shkodran Alen Vukaj shënon eurogol me Interin në...

VIDEO/ Talenti 18 vjeçar shkodran Alen Vukaj shënon eurogol me Interin në ‘UEFA Youth League’

Në ndeshjen e zhvilluar mes Inter U19 dhe Shakhtar Donetsk U19, në UEFA Youth League, e njohur si Champions League për të rinj, zikaltërit fituan 2 -0.

Golin e parë të sfidës e shënoi sulmuesi shkodran Alen Vukaj që është edhe pjesë e kombëtares U19 të Shqipërisë. Talenti 18-vjeçar shfrytëzoi gabimin në dalje të portierit të skuadrës ukrainase dhe nga distanca e konsiderueshme e dërgoi topin në rrjetën mike.

Vukaj konsiderohet talent me të ardhme të “ndritur”, pasi po i jep “provat” te moshat e Interit se çfarë aftësish zotëron, sikurse “pjekurinë” me topin në këmbë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments