FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREMirel Josa nis punën te Besëlidhja. Synon fitoren nesër ndaj Flamurtarit në...

Mirel Josa nis punën te Besëlidhja. Synon fitoren nesër ndaj Flamurtarit në Vlorë

Mirel Josa ka nisur punën me Besëlidhjen, pas fitores 4-1 të lezhjanëve ndaj Kastriotit. Trajnerit ekspert në futbollin shqiptar i besohet misioni për të rikthyer Besëlidhjen në elitë.

Ekipi lezhjan mban vendin e shtatë në renditje, por vetëm 4 pikë larg Pogradecit kryesues. Deri tani janë luajtur 6 javë.

Kujtojmë se emri i Josës doli menjëherë në skenë rreth 1 muaj më parë, pikërisht kur Elvis Plori u largua. Tashmë në fokus është supersfida me Flamurtarin.

Përballja në Vlorë do të luhet nesër, më 23 tetor. Një takim i cili do të nisë prej orës 16:30.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments