Ildi Gruda është ylli i Egnatias në Europë. Pas golit ndaj Midtjilland, i shënoi edhe Arhus. Sfida në raundin e dytë të Ligës së Konferencës u mbyll 1-1.
Gruda ishte i kënaqur me barazimin. Kampionët e Shqipërisë patën fatin që të luajnë me 1 lojtar më tepër, që nga minuta e tretë kur Kahl mori karton të kuq tek Arhus.
“Ndeshja nuk shkoi keq, mund të bënim më mirë. Kishin rastet tona, por 1 pikë mjafton gjithsesi dhe jemi të kënaqur.
Ne këtu erdhëm për fitore, por nëse do thoje për 1 pikë do e pranoje.
Mesazh? Sapo kemi filluar, nuk ka mbaruar akoma”, u shpreh shkurtimisht Gruda.


