Pas asaj të javës së kaluar ndaj Tiranës (3-1), ekipi i volejbollit të meshkujve të Vllaznisë ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat. Mbrëmjen e sotme ai ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj Erzenit në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” të Shijakut.
Ndeshja ka nisur më mirë për ekipin shkodran i cili ka fituar setin e parë me shifrat 25-17, por shijakasit duke mos dashur të pajtohen me disavantazhin kanë rihyrë në lojë në setin e dytë të cilin e fitojnë 25-20 dhe duke barazuar në këtë mënyrë numrin e seteve.
Megjithatë shkodranët e trajnerit Artan Kalaja donin t’u tregonin se kishin ardhur për ta fituar këtë ndeshje dhe marrin të tretin në shifrat 25-13. Në të katërtin, deri në gjysmën e tij është Erzen që luan më mirë, por Vllaznia “zgjohet” dhe e kthen rezultatin në favorin e saj duke e fituar këtë set 25-22 dhe në këtë mënyrë krejt ndeshjen me rezultatin 3-1.
Kjo është fitorja e tretë për kuqeblutë (3-0 me Elbasanin, 3-2 me Tiranën dhe sot 3-1 me Erzenin), ndërkohë që ka edhe një humbje (0-3 me Skënderbeun) duke qenë të pozicionuar në vendin e tretë të renditjes.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


