Sot u luajtën katër ndeshje për javën e tetë të Abissnet Superiore. Skënderbeu, Laçi dhe Vllaznia korrën fitore. Vetëm Teuta-Elbasani u mbyll me barazim. Me humbje e mbyllën Partizani, Tirana dhe Vora.
Teuta kryeson me 2 pikë më tepër se Egnatia që duhet të luajë ndeshjen e saj. Pjesa tjetër ndodhet larg. Konkretisht Dinamo numëron 8 pikë më pak si vend i tretë.
Tirana mban vendin e katërt me 11 pikë, ndërsa Laçi ndjek me 10 dhe Skënderbeu me 9. Elbasani, Vllaznia dhe Vora janë bashkë në kuotën e 8 pikëve. Partizani ka humbur plotësisht busullën pasi ndodhet në vendin e fundit 4 pikë.
Për t’u luajtur mbetet Dinamo-Egnatia. Një sfidë e rezervuar më 25 tetor, prej orës 18:30 në “Elbasan Arena” dhe që mund të ndryshojë kreun.
RENDITJA PROVIZORE E SUPERIORES



