FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTELAJMI I FUNDIT/ Jep dorëheqjen edhe trajneri i Tërbunit

LAJMI I FUNDIT/ Jep dorëheqjen edhe trajneri i Tërbunit

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Lëvizje të tjera në pankinat e skuadrave të kategorisë së parë. Pas lajmit të publikuar mbrëmjen e sotme për shkarkimin e të gjithë stafit teknik të KF Shiroka, pak minuta më parë, Gazeta “Shkodra Sport” në mënyrë ekskluzive ka mësuar se një tjetër trajner është larguar.

Këtë herë bëhet fjalë për një dorëheqje dhe pikërisht për trajnerin e ekipit të Tërbunit Xhynejt Çutra. Ky i fundit mësohet se i ka paraqitur dorëheqjen administrorit të klubit Veizi dhe një vendim i tillë mesa duket ka ardhur i kushtëzuar nga rezultatet e këtyre javëve.

Për më tepër pas humbjes së sotme ndaj Partizanit “B”. Pukjanët janë mundur 3-2 në minutat e fundit nga të kuqtë dhe kjo ka bërë që Tërbuni të koleksionojë humbjen e dytë në pesë javë kampionat ndërkohë që ka koleksionuar edhe 2 barazime ndërsa ka marrë deri tani vetëm një fitore, atë ndaj Basanias.

Në këto rrethana me vetëm 5 pikë të grumbulluara në 5 javë kampionat, nga 15 pikët e mundshme, janë shumë pak për një skuadër që është ndërtuar për të qenë pretendente, por ndërkohë aktualisht e sheh veten plot 10 pikë larg vendit të parë.

Pikërisht kjo ecuri jo e mirë ka bërë që Çutra të paraqesë dorëheqjen dhe tashmë mbetet të shohim se cili do të jetë pasuesi i tij në pankinën e Tërbunit.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments