FAQJA E PARE KRYESOREEKSKLUZIVE/ Samuel Nikaj, drejtori i ri i Akademisë Vllaznia

EKSKLUZIVE/ Samuel Nikaj, drejtori i ri i Akademisë Vllaznia

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Samuel Nikaj pritet të marrë drejtimin e Akademisë Vllaznia. Trajneri shkodran do të rikthehet kështu në strukturat e klubit ku ka punuar më parë, këtë herë në një rol drejtues, me përgjegjësinë për organizimin dhe ecurinë e futbollit të moshave. Nikaj është një emër i njohur në futbollin shkodran dhe atë shqiptar.

Ai e ka nisur karrierën e tij si trajner pikërisht me ekipet e moshave, duke punuar me grupmoshat 10–13-vjeçare, për të vijuar më pas me ekipet U-17 dhe U-19 të Akademisë Vllaznia. Përvoja e tij në këtë strukturë është shoqëruar edhe me një angazhim si zëvendëstrajner i ekipit të parë kuqeblu.

Gjatë viteve të karrierës së tij, Samuel Nikaj ka drejtuar disa skuadra në futbollin shqiptar, mes tyre Adën e Velipojës, Tërbunin, Besëlidhjen, Kastriotin, Burrelin dhe Pogradecin. Ai ka pasur gjithashtu eksperienca në futbollin e Kosovës, duke zgjeruar përvojën e tij si trajner. Lëvizja e fundit e Nikajt vjen pas largimit nga drejtimi i Burrelit, pas humbjes 1-2 ndaj Kukësit në kampionatin e Kategorisë së Parë.

Tashmë, ai do të ketë përpara një sfidë të re, këtë herë jashtë pankinës, në drejtimin e strukturës së futbollit të moshave të klubit shkodran. Akademia Vllaznia mbetet një nga hallkat më të rëndësishme të klubit, pasi prej saj synohet të dalin futbollistë që në të ardhmen të jenë pjesë e ekipit të parë. Rikthimi i një trajneri që e njeh nga afër këtë ambient mund të shënojë një kapitull të ri në organizimin e saj. Në ditët në vazhdim, pritet të mësohen më shumë detaje rreth objektivave që Samuel Nikaj do të ketë në krye të Akademisë Vllaznia.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments