E lajmëroi trajneri i ekipit Vllaznia “B” Brikeno Bizi dhe sot e zyrtarizoi edhe vetë klubi shkodran. Flori Spahija ka firmosur kontratë dhe tashmë mund të jetë në dispozicion edhe të ekipit të parë.
Njoftimi ka ardhur pak minuta më parë në faqen zyrtare të Vllaznisë ku shkruhet:
“Flori Spahija rikthehet kuq e blu!
Sërish me fanellën e Vllaznisë, për të dhënë më të mirën për këto ngjyra dhe tifozët shkodranë.
Mirë se u riktheve në shtëpi, Flori!
Spahija ka qenë edhe më përpara pjesë e Vllaznisë, por pësoi një dëmtim të rëndë dhe si rrjedhojë iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në gju e pas rikuperimit u transferua tek Prishtina. Tashmë është rikthyer në Shkodër, ku po luan me sukses mee ekipin Vllaznia “B”, por do të jetë edhe në vëmendjen e ekipit të parë duke një alternativë më shumë për trajnerin Laszlo. Ai luan në rolin e qendërmbrojtësit, por edhe të mbrojtësit të majtë.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


