Te Vllaznia vazhdojnë t’i besojnë elementit të ri dhe firmos e rradhës që është hedhur, është ajo me portierin me perspektivë. 18 vjeçari që luan me ekipin U19 të Akademisë Vllaznia, por edhe stërvitet me ekipin e parë, tashmë ka firmosur edhe të parën kontratë profesioniste.
Një gjë e tillë bëhet e ditur përmes një postimi të bërë nga vetë klubi shkodran në faqen e tij zyrtare ku shkruan:
“Nga Akademia te ekipi i parë!
Alevio Ndoj firmos kontratën e tij të parë profesioniste me Vllazninë, duke hedhur një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tij sportiv.
Një tjetër talent i akademisë sonë që merr mundësinë të rritet dhe të tregojë vlerat me fanellën kuq e blu.
Suksese, Alevio! Na bëj krenarë!”


