FAQJA E PARE FUTBOLLSamuel Nikaj: Institucioni i trajnerit është i pambrojtur, nuk ka meritokraci

Samuel Nikaj: Institucioni i trajnerit është i pambrojtur, nuk ka meritokraci

Deri para pak ditësh ka drejtuar ekipin e Burrelit dhe më pas dha dorëheqjen ngaqë rezultatet nuk ishin ato që ai dëshironte. Samuel Nikaj megjithatë duke folur për çështjen e trajnerëve që largohen shpeshherë edhe pa kritet nga pankinat e skuadrave të ndryshme, shprehet se institucioni i trajnerit është i pambrojtur.

“Te largimi i trajnerëve, mendoj se rasti- rastit nuk i ngjason. Unë e pashë të arsyeshme për të mirën e ekipit dhe u largova, por ka edhe raste të tjera që trajnerëve i bien në qafë me largime.

Institucioni i trajnerit është i pa mbrojtur, nuk ka meritokraci, nuk ka sindikatë dhe askush që ta mbrojë dinjitetin e trajnerëve në të tilla raste”- është shprehur Nikaj.

Kujtojmë pas largimit nga pankina matjane, ai ka marrë detyrën e drejtorit të Akademisë Vllaznia dhe ka nisur menjëherë punë për të dhënë më të mirën edhe në këtë post.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments