FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVIDEO/ Laslo: Një fitore me shumë vlerë. Objektivat? Nëse arrijmë gjashtëshen e...

VIDEO/ Laslo: Një fitore me shumë vlerë. Objektivat? Nëse arrijmë gjashtëshen e parë, mendoj se jemi në rregull

Trajneri i Vllaznisë, Çaba Laszlo, ka theksuar se fitorja e sotme përballë Elbasanit ishte e rëndësishme dhe kishte edhe një komponent fati.

“Ishin tre pikë shumë të rëndësishme, pasi, nëse sheh tabelën, kemi luajtur një barazim jashtë fushe dhe me 4 pikë në dy ndeshje, mendoj se është e rëndësishme, sidomos për vetëbesimin. Aktualisht nuk dua të them që çdo gjë është perfekte, se nuk është ashtu. Rezultati është perfekt, duhet të pranoj që kundërshtari sot luajti futboll të mirë, kishim dhe fat në disa situata. Por, nga ana tjetër, edhe nëse përqendrohemi më mirë, mund të shënojmë gjithashtu më shumë gola.

Mendoj se ishte një ndeshje taktikisht e mirë. Lojtarët që janë më të rëndësishmit dëgjojnë gjithnjë e më shumë dhe e kuptojnë në fushë që futbolli nuk është vetëm të luash me këmbë, por është edhe punë e trurit. Ne taktikisht qëndruam mirë, mendoj se fituam ndeshjen ashtu. Shpesh problemi është që thjesht shohim topin dhe vrapojmë pas tij. Unë jam munduar t’i mësoj që çdo lojtar duhet të bëjë objektivat që i vendos unë. Janë tri gjëra bazë: ku po qëndrojnë, ku është kundërshtari dhe ku është topi.

Hap pas hapi kemi bërë progres në këtë drejtim, ndaj për ne çdo arritje e objektivit është një hap i mirë. Nuk mund të fitosh çdo ndeshje, por mundohem të përgatis ekipin që të ketë sjellje të mira dhe besim.

Problemi më i madh është që nuk kam zë pas çdo ndeshjeje. Jam i lumtur që nuk kemi 70 mijë vetë në stadium. Nëse do të kishim aq shumë në tribuna, nuk do të mund të dëgjonin zërin tim. Mund t’i ndihmoj kështu djemtë. Por e meritojmë këtë pauzë dyjavore, që të qartësojmë pak mendjen. Të gjithë në klub do të fokusohemi te ndeshja e radhës.

Në 10 minutat e fundit isha pak i inatosur, pasi duhet të bënim ndërrime dhe i lamë shumë hapësirë kundërshtarit në qendër të mesfushës. Sinkronizimi i treshes pas ndërrimeve nuk ishte në pozicion, por bënin rotacion. Ka raste që luajmë edhe me tre 6-a në linjë, ka raste me një apo me dy. Varet nga fundi. Ka raste që luajmë me 4-4-2, por në fund gjëja më e rëndësishme është të mbyllim krahët. Nëse do të luante kundërshtari me 3 mbrapa, më e rëndësishme ishte që krahët të bllokoheshin. Sot duhet të them se kemi punuar gjithë javën kundër këtij sistemi. Çdo lojtar në këtë nivel bëri një punë shumë të mirë. E pranoj që nuk mund të jesh kurrë perfekt, nuk merren kurrë vendimet perfekte në fushë, por, në anën tjetër, mund të kemi blackout, sidomos në pjesën e parë.

Jam i inatosur se kishim topin dhe tranzicioni negativ nuk funksionoi aq mirë. Komplimente kundërshtarit, bënë një ndeshje të mirë, interesante për të gjithë ata që e kanë parë. Sot ishte dita më me fat, por jam edhe i lumtur me lojtarët.

Objektivat? Jam i sinqertë, nëse mund të arrijmë gjashtëshen e parë, mendoj se është në rregull. Ky është opsioni im, nuk fle me sy hapur”, tha Laszlo për RTSH pas ndeshjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments