FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGlen Daja: Bravo Vllaznisë, na shënoi në të vetmin rast që pati!

Glen Daja: Bravo Vllaznisë, na shënoi në të vetmin rast që pati!

Trajneri i Elbasanit, Glen Daja, analizoi humbjen 1 me 0 që skuadra e tij pësoi në Shkodër ndaj Vllaznisë. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Super Gol”, tekniku deklaroi:

Humbja- Për sa i përket lojës, nuk jam shumë i kënaqur. Patëm shumë raste, por jo me qarkullim topi siç kishim punuar. E dinim që do të ishte ndeshje e vështirë dhe do të vendosesh nga episodet. Vllaznia një rast pati dhe na shënoi, bravo i qoftë. Motivimi brenda grupit është më i rëndësishëm se motivimi që i bën stafi. Lulaj mundohet që grintën e vetë ta injektojë brenda ekipit. Edhe pjesa tjetër duhet ta ketë grintën dhe mentalitetin fitues.

Koha – Duhet kohë që ekipi të përshtatet me mua dhe stafin. Koha që kemi pasur në dispozicion ka qenë më e madhe se ndeshjet e kaluara. Ishim të detyruar të ndërtonim me 3 nga poshtë, për shkak të mungesave të shumta. Po të kisha kontigjentin e plotë do e nisja me 4 në mbrojtje. Ishim të detyruar. Nuk dolën ndërtimet nga poshtë. Në pjesën e dytë ishim të detyruar të ndryshonim sistemin. Filtri i parë sipër nuk po gjente hapësirat, shtova lojtarë 4+1+5.

Mungesat- Janë mungesa të rëndësishme, Epito ka qenë pjesë e formacionit, Lleshi gjithashtu, Boriçi, Dialo. Edhe rezervat nuk bënë keq, por nuk është se bënë atë që i kërkova. Nëse do i bëja një rezyme totale ndeshjes, besoj që kemi bërë mirë në total, pavarësisht problematikave.

Dueli i radhës me Dinamon- Ne jemi të dy profesionistë, përfaqësojmë dy klube të mëdha, do të japim maksimumin në ndeshjet respektive. Le të fitojë më i miri. Mund të kem një gjysëm avantazhi të vogël. Profesori ka avantazh pjesën e kohës, ka dy vite te Dinamo, lojtarët e kanë të qartë se çfarë kërkojnë. Ne na duhet më shumë punë”, deklaroi Glen Daja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments