FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESokol Uldedaj gjen golin e parë si profesionist, një moment i veçantë...

Sokol Uldedaj gjen golin e parë si profesionist, një moment i veçantë për talentin e Vllaznisë

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Një ditë që do ta mbajë mend gjatë Sokol Uldedaj ishte data 7-nëntor. Futbollisti i ri i Vllaznisë ka përjetuar një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij deri më tani, duke shënuar golin e parë si futbollist profesionist.

Një realizim që merr një vlerë të veçantë për 17-vjeçarin shkodran, i cili po hedh hapat e tij të parë në futbollin e të rriturve. Uldedaj ka arritur të lërë gjurmën e tij në përballjen ndaj Elbasanit, duke shfrytëzuar mundësinë e krijuar dhe duke dërguar topin në rrjetë.

Përtej rëndësisë së golit në rezultatin e ndeshjes, ky realizim përbën një moment personal shumë të rëndësishëm për të riun kuqeblu, i cili tashmë regjistron golin e tij të parë në karrierën profesioniste.
Për një futbollist të ri, shënimi i golit të parë në këtë nivel është gjithmonë një motivim i madh për të vazhduar përpara.

Uldedaj ka treguar se është një emër që meriton vëmendje dhe tashmë do të kërkojë të shfrytëzojë çdo mundësi për të fituar më shumë hapësira dhe për të konfirmuar potencialin e tij me fanellën e Vllaznisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments