FAQJA E PARE KRYESORENga Ardit Mani/ Basania, suksesi që vjen nga bashkëpunimi!

Nga Ardit Mani/ Basania, suksesi që vjen nga bashkëpunimi!

Fitorja ndaj Vllaznia B është më shumë se tri pikë në kampionat. Është dëshmi se kur ekziston korrektësi, besim dhe bashkëpunim mes drejtuesve, stafit teknik dhe futbollistëve, rezultatet nuk vonojnë të vijnë.

Një meritë e veçantë i takon Presidentit të klubit, për korrektësinë dhe seriozitetin në aspektin financiar, duke krijuar një ambient ku futbollistët mund të përqendrohen te puna dhe objektivat sportive.

Vlerësim për stafin teknik dhe trajnerin, për punën e përditshme, organizimin dhe përkushtimin, si dhe për çdo futbollist që po jep maksimumin në fushë për fanellën e Basanias.

Ky sukses nuk është rastësi. Është rezultat i një pune të përbashkët, ku secili po përmbush përgjegjësinë e vet.

Futbolli nuk ndërtohet vetëm me fjalë dhe premtime. Ndërtohet me korrektësi, punë, respekt dhe besim reciprok.

Urime Basania!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments