Presidenti Armand Duka ka dhënë së fundmi një intervistë për televizionin “Klan News”. Kreu i FSHF-së preku Ligjin e Sponsorizimeve që mbetet ende një debat i hapur publik, ku tregoi se është një proces që mund të ezaurohet brenda këtij viti.
Po ashtu, presidenti Duka foli për çështjen e biletave, ku Federata njoftoi shitjen e të gjithave me stadiumin “Air Albania” që do të jetë i mbushur i gjithi me tifozët shqiptarë, pa lënë mënjanë zgjedhjet e trajnerit Rolando Maran për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve. Në fund, nga Duka pati edhe një zgjedhje se kë do të preferonte mes Sylvinhos dhe Maran.
“Ligji i sponsorizimeve? Ky është një diskutim shumë i gjatë. Ka shumë vite që na premtohet, unë tashmë nuk mund të flas me siguri, pavarësisht sigurisë që më japin, përfshirë dhe kryeministrin. Kemi bërë takime pafund. Premtime dhe akoma nuk është konkretizuar. Nga Kryeministri te Ministri i Sporteve, më është thënë shkurt që do të bëhet brenda këtij viti. Uroj të jetë e vërtetë dhe të bëhet brenda këtij viti. Nëse bëhet, unë nuk mund ta them me siguri, por do e shikojmë në ditët në vazhdim.”
Duka foli për trajnerin dhe lojtarët e ftuar, ndërsa u ndal edhe te çështja e biletave. Në fund ai bëri edhe një zgjedhje mes trajnerit Silvinjo dhe Rolando Maran.
“Trajneri është një nga ata që ka më shumë dhimbje koke gjatë ndeshjes, sepse medon për të dhe lojtarët që do të hedhë në fushë, apo si do i përshtatet kundërshtarit. Duke qenë një trajner me eksperiencë, nuk është hera e parë që përballet me këtë situatë. Me eksperiencën që ka, di si ta përballojë këtë situatë. Di si mund të mos transmetojë presionin te lojtarët.
Tashmë Kombëtarja është e ndjekur në të gjitha ndeshjet e saj. Ndaj San Marinos e pamë, asnjëherë nuk kishte ndodhur të kishte 17 mijë tifozë nëstadium. Nuk mendoj se ka lidhje me asgjë tjetër, përveç dëshirës për të ndjekur skuadrën në stadium. Ky është një produkt me kosto shumë të larta, te bileta nuk është llogaritur kosto, por cmimi është sipas mundësive të njerëzve.
Sylvinho apo Maran? Kjo më është bërë shpesh, por gjithmonë them të njëjtën përgjigje. Më i miri është ai që është trajner i Kombëtares për momentin”, tha Duka.


