Shqipëria triumfon 2-0 në “Air Albania” ndaj Finlandës, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Sfida nisi me ritëm të lartë, me të dyja skuadrat që u hodhën në sulm në kërkim të golit. Kuqezinjtë ngacmuan disa herë portën kundërshtare me Asllanin, por portier mysafir u përgjigj me disa pritje mjaft të mira.
Në fundin e fraksionit të parë, skuadra e Maran kaloi në avantazh falë një supergoli të Ernest Muçi, i cili me një goditje nga distanca gjeti të papërgatitur finlandezët.
Pjesa e dytë nisi ashtu si duhet për Shqipërinë që dyfishoi shifrat me Manaj, me sulmuesin lushnjar që u tregua i saktë me kokë.
Me këtë sukses, kombëtarja kryeson grupin me 12 pikë, 2 më shumë se Bjellorusia dhe 5 më shumë se Finlanda. Ndeshja e radhës është ajo ndaj Bjellorusisë, teksa tashmë kemi gjithçka në dorë për vendin e parë.
SHQIPËRI-FINLANDË 2-0
35′ Muçi, 50′ Manaj


