FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMbyllet në barazim 1-1 miqësorja mes Vllaznisë dhe Besëlidhjes

Mbyllet në barazim 1-1 miqësorja mes Vllaznisë dhe Besëlidhjes

Vllaznia dhe Besëlidhja e kanë mbyllur në barazim 1-1 miqësoren në mes tyre e cila u luajt pasditen e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi”. Të parët kanë kaluar në avantazh shkodranët me anë të mbrojtësit Latifi që në minutat e para të ndeshjes, ndërkohë që ka barazuar Akansase në fillimin e pjesës së dytë.

Trajneri Laszlo i kishte lënë pushim të gjithë titullarët dhe e nisi ndeshjen me këtë formacion: Avram, Hadroj, Latifi, Pusi, Kubazi, Marku, Tafili, Ara, Tahiri, Touncar dhe Perez.

Në pjesën e dytë ndërkohë janë aktivizuar edhe Ndoj, Simon Uldedaj, Spahija, Hebovija, Bregu, Bizi, Nikaj, Gjeka, Uvwu dhe Oderinde. Duhet thënë se Besëlidhja fitoi një 11-metërsh në minutat e fundit të ndeshjes por gjuajtja e Hilës është pritur nga portieri Ndoj.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments