FAQJA E PARE KRYESOREMario Mitaj: Roli i ri në fushë po më pëlqen, trajneri Maran...

Mario Mitaj: Roli i ri në fushë po më pëlqen, trajneri Maran ka besim tek unë

Mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj, foli pas triumfit 0 me 2 të Shqipërisë ndaj Bjellorusisë. Në prononcimin e dhënë për “Supersport”, ai u ndal edhe te roli i ri si qendërmbrojtës, teksa deklaroi:

“Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, edhe unë personalisht jam i kënaqur, sepse i gjithë ekipi u paraqit shumë mirë.

Roli i ri, është një rol që kam folur më trajnerin Maran dhe më ka thënë që më shkon dhe është një rol që unë mund ta bëj shumë mirë. Jam shumë i kënaqur për këtë paraqitje.

Për situatën te Xhenoa, është vendim i trajnerit, unë kam detyrë që kudo që të luaj, të luaj sa më mirë. Shpresoj që paraqitjet me Shqipërinë të më ndihmojnë. Unë duhet të punoj dhe kur të më jepet mundësia të luaj sa më mirë. Edhe sot e mora krahun, me Pilon bashkë. Luajmë shumë mirë bashkë, është një rol që mund ta bëj shumë mirë. I di detyrat e këtij roli dhe për mua është pozicion i mirë”, deklaroi Mitaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments