Ambientit futbollistik në Shkodër i shtohet edhe një emër i ri. Bëhet fjalë për Shoqatën Sportive “Shqiponja” e cila është krijuar pak kohë më parë dhe po ashtu është rregjistruar edhe në Gjykatë dhe tashmë do të nisë nga funksionimi.
Hapi i parë që drejtuesit e kësaj Shoqatee kanë bërë është fillimi i rregjistrimeve për fëmijët e interesuar dhe një gjë e tillë ka filluar nga pasditja e sotme. Ja çfarë shkruhet në njoftimin e shpërndarë nga SKF Shqiiponja:
“Akademia e Futbollit Shqiponja hap rregjistrimet e fëmijëve nga mosha 6-15 vjeç. Rregjistrimet bëhen tek kalçetoja e Katedrales Shën Shtjefni nga data 17.11.2026 nga ora 15:00 deri në orën 17:00.
Mundësisht prezantimi i fëmijëve të shoqërohet me prezantimin e prindërve. Faleminderit dhe shpresojmë për një bashkëpunim të suksesshëm! Kontakt: +35567 377 2751″


