FAQJA E PARE KRYESOREALMANAK/ Tifozi special i Vllaznisë Gëzim Çoçja sot ka ditëlindjen, një jetë...

ALMANAK/ Tifozi special i Vllaznisë Gëzim Çoçja sot ka ditëlindjen, një jetë e tërë pas ngjyrave kuqeblu

Shkruar nga Gjergj KOLA

Vllaznia në vite, falë edhe historisë së lavdishme të saj, është dalluar edhe për tifozët e saj të zjarrtë. Shpeshherë edhe shumë objektiv të cilët nuk kanë munguar asnjëherë ta përkrahin si në momentet e bukura por edhe ato të vështira. Dhe njëri prej këtyre tifozëve është edhe Gëzim Çoçja.

Po ndalemi sot tek ky personazh i njohur sepse kjo ditë përkon me atë të 69 vjetorit të tij të lindjes dhe me këtë rast, në emër të redaksisë së Gazeta “Shkodra Sport” dhe gjithë lexuesve të saj i urojmë edhe 100 vite të tjera të lumtura.

Gëzimi ka lindur në Shkodër më 17 nëntor 1957 dhe që në moshë të vogël do ta shihte veten në stadium duke ndjekur skuadrën e zemrës dhe këtë gjë e bën prej më shumë se 50 vitesh. Ndjen një kënaqësi të madhe që ka marrë duke ndjekur këtë ekip dhe evidenton Ferid Rragamin si idhullin e tij në fushën e lojës si trajner, ashtu siç vlerëson ndër trajnerët Hysen Dedjen.

E ndjek sërish Vllazninë në çdo cep të Shqipërisë dhe padyshim që jeton me emocionet e futbollit. Një histori e jashtëzakonshme, kilometra pafund të përshkruar, por Çoçja nuk është kursyer aspak për ngjyrat kuqeblu. Sepse, për të, Vllaznia nuk është thjesht një skuadër, por vetë jeta. Një dashuri që për tifozin shkodran nuk njeh as distancë, madje as kushte.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments