FAQJA E PARE KRYESORESUPERGOL ME GJUAJTJE FLUTURIMTHI SAPO NIS SHTESA, KEVIN DODAJ JEP SPEKTAKËL DHE...

SUPERGOL ME GJUAJTJE FLUTURIMTHI SAPO NIS SHTESA, KEVIN DODAJ JEP SPEKTAKËL DHE MBAN LEÇIA GDANSK NË GARË PËR TITULLIN

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Kevin Dodaj po kalon një sezon të shkëlqyer me fanellën e Leçia Gdansk në kategorinë e dytë të futbollit polak, duke u kthyer në një prej protagonistëve kryesorë të skuadrës. Sulmuesi shkodran po shfaq vazhdimisht formë të mirë, ndërsa golat e tij po rezultojnë vendimtarë për objektivat e ekipit.

Një tjetër konfirmim i kësaj ka ardhur edhe ditën e sotme, në përballjen në shtëpi ndaj Odra Opole, ku Dodaj ka qenë heroi i Leçia Gdansk. Madje, mënyra se si ka realizuar golin e fitores ka qenë spektakolare. Kur ndeshja ishte në shifrat 1-1 dhe sapo kishte nisur koha shtesë, pas një goditjeje nga këndi,

Kevin Dodaj ka goditur fluturimthi, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke shkaktuar festë në stadium. Një realizim i jashtëzakonshëm, që vulosi fitoren 2-1 për skuadrën e tij.


Ky ishte goli i pestë sezonal për sulmuesin shqiptar me Leçia Gdansk, një gol me peshë të veçantë, që i dhuroi tri pikë të rëndësishme skuadrës. Me këtë sukses, Leçia Gdansk vazhdon të qëndrojë në vendin e tretë të renditjes, vetëm një pikë larg kreut që mbahet nga Polonia Varshava, duke mbetur plotësisht në garën për objektivin madhor të sezonit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments