Website https://analytics.live/ me qendër në Maqedoninë e Veriut ka publikuar sot një sondazh të bërë duke vlerësuar 3 mediat sportive më të ndjekura në facebook në Shqipëri gjatë muajit tetor 2026 nisur nga angazhimi dhe numri i postimeve të bëra.
Dhe… Gazeta “Shkodra Sport” është e dyta në Shqipëri pas Telesport që është i pari ndërsa në vendin e tretë është Panorama Sport.
Padyshim që kjo na dhuron shumë kënaqësi dhe krenari sepse ndonëse me një redaksi modeste dhe numër të limituar gazetarësh, ia kemi dalë të jemi media e dytë sportive më e ndjekur në Shqipëri për muajin tetor.
Gjatë muajit që lamë pas kemi patur 50 517 angazhime në faqe dhe 1532 postime të bëra. Të jesh mes më të mirëve në këtë treg të madh mediash online sigurisht që tregon edhe punën e madhe që kemi bërë dhe vazhdojmë të bëjmë çdo ditë, por njëkohësisht jemi krenarë sepse ndjekësit tanë vazhdojnë të na besojnë çdo ditë e më shumë.
Kuptohet që reultatet e këtij sondazhi na e shtojnë edhe përgjegjësinë për të vijuar kështu edhe në të ardhmen dhe ju premtojmë se do ta bëjmë këtë gjë. Në fund, nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’u themi të gjithëve: FALEMINDERIT!



