FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREJosa: Fitorja ndaj Ilirisë do na ndihmojë shumë për ecurinë tonë të...

Josa: Fitorja ndaj Ilirisë do na ndihmojë shumë për ecurinë tonë të mëtejshme në kampionat

Besëlidhja mori një fitore me shumë vlerë ndaj Ilirisë kryesuese dhe me atë trepikësh lezhjanët kanë mbetur në lojë sa i takon pretendimeve të saj. Ky sukses erdhi me përmbysje pasi ishin fushë- krujasit që shënuan të parët, por më pas erdhën dy golat e lezhjanëve, madje ai i fitores në minutën e 93-të.

Pas kësaj ndeshje dhe triumfit të skuadrës së tij, ka folur për mediat trajneri Mirel Josa i cili e ka vlerësuar së tepërmi këtë trepikësh, edhe për mënyrën si u arrit.

“I kënaqur jam në përfundim të takimit, pasi në fund të fundit luanim për tri pikët. Skuadra nuk është se nuk u mundua në pjesën e parë, pasi krijoi sulme të rrjedhshme, por u ndëshkua pas një rasti shumë naiv nga ana jonë. Kështu është futbolli. Pjesën e dytë nuk e nisëm mirë. Në 20 minutat e para nuk luajtëm siç duhet, pasi ishim të tensionuar, por na ndihmoi shumë goli i parë. Kjo fitore padyshim që do të na ndihmojë shumë për ecurinë tonë të mëtejshme në kampionat”, u shpreh Josa pas ndeshjes.

Tashmë, Besëlidhjen e pret një tjetër provë e rëndësishme në nisje të fazës së dytë. Lezhjanët do të presin Kukësin në fushën e tyre, me synimin për të vazhduar me rezultate pozitive dhe për të marrë edhe hakun e humbjes së pësuar në ndeshjen e parë të kampionatit, në “Kukës Arena”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments